Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Çështje Ekonomike, Vladimir Pesevski ka shkaktuar këtë të mërkurë një skandal, duke sulmuar fizikisht gazetarin Sashe Ivanovski.

Incidenti ka ndodhur në qendër të Shkupit, në momentin që gazetari maqedonas ka pyetur zv/kryeministrin lidhur me dyshimet e ngritura nga opozita maqedonase ndaj tij për keqpërdorime financiare dhe kurdisjen e tenderëve.

Por, në vend të përgjigjes, ai u sulmua me grushte nga zyrtari i lartë i qeverisë, kjo duket edhe në një video të publikuar nga një media maqedonase. Sulmin, gazetari Ivanovski e ka denoncuar në polici, ndërsa ka thënë se menjëherë pas incidentit zv/kryeministri Peshevski i ka kërkuar atij që të bisedojnë dhe të mos e bëjë publik rastin.

Një sulm tjetër mbi gazetarin kritik ndaj pushtetit, Sashe Ivanovski, ka ndodhur edhe mbrëmjen e kaluar derisa zhvilloheshin negociatat për zgjidhjen e krizës, para rezidencës së BE-së në Shkup. Ai sulmua fizikisht nga kolegu i tij Aleksandar Spasovski, i cili njihet si mbështetës i pushtetit dhe është i punësuar në televizionin pro-qeveritar “Sitel”.

Top Channel