Në Greqi votohet marrëveshja në Parlament; Kotzias ndërpret vizitën në Tiranë

15/07/2015 00:00

Ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias ka mbyllur para kohe vizitën zyrtare në Tiranë, duke anuluar disa takime të parashikuara për ditën e enjte.

Anulimi i takimeve të parashikuara sipas agjendës së publikuar më herët, është konfirmuar nga zyra e shtypit e ambasadës greke në Tiranë.

“Ju kërkojmë ndjesë, por për shkak të largimit të parakohshëm të Ministrit të Jashtëm grek, N. Kotzias nga vendi, do të anulohen dy takimet e tij të parashikuara për nesër në Hotelin Sheraton”, thuhet në njoftimin e ambasadës greke.

Në njoftim nuk jepen arsyet e largimit të kryediplomatit grek, por besohet se shkak është bërë votimi në Parlamentin grek i marrëveshjes së arritur për çështjen e borxhit.

Marrëveshja do të hidhet për votim këtë të enjte. Mbështetja e mundshme që kjo ujdi pritet të marrë nga opozita, përjashton surprizat, pavarësisht se shumë elementë nga vetë radhët e partisë së kryeministrit Tsipras kanë deklaruar votën kundër. 

Top Channel