Majka triumfon në etapën e 11 të Turit të Francës. Froome vazhdon të mbajë fanelën e verdhë

15/07/2015 00:00

Rafal Majka kaloi i pari vijën e finishit dhe triumfoi në etapën e 11 të Turit të Francës, e gjatë 188 km.

27-vjeçari polak nisi sulmin e tij ndaj të tjerëve 7 kilometra nga fundi dhe falë fuqisë, ai arriti të krijojë një distancë prej 5 minutash me grupin e çiklistëve që e ndiqnin. Kjo është fitorja e 3 në karrierën e polakut në Turin e Francës.

Kilometrat e fundit të etapës së 11 Pu-Katere, sidomos ngjitjet në malore, patën një fluks të madh njerëzish apo tifozësh, të cilët mbështesnin çiklistin e preferuar.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme, britaniku Chris Froome vazhdon të mbajë fanelën e verdhë, me 2 minuta e 39 sekonda më pak se vendi i dytë, që mbahet nga Peter Sagan.

Top Channel