Sherri mes të rinjve në Vorë. Humb jetën një 19-vjeçar, 4 të tjerë të plagosur

15/07/2015 00:00

Ajo që duhet të ishte një pasdite e qetë në pishinë, është shndërruar në një konflikt të përgjakshëm mes 5 të rinjve, duke i marrë jetën një 19-vjeçari.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në një pishinë në qytetin e Vorës, ku 5 të rinj të moshave nga 15 deri 22 vjec, pas një konflikti, fillimisht verbal për shkaqe banale, kanë degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve të forta dhe thikave.

Si rezultat, ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra në trup19-vjeçari nga Nikla me inicialet K.D., ndërsa 4 të rinjtë e tjerë janë dërguar me urgjencë në spital pasi edhe ata kanë dëmtime të shumta në trup.

Nga ana e saj, policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke marrë fillimisht dëshmitë e personave të pranishëm në pishinë dhe stafit të pishinës, ndërsa janë në pritje të përmirësimit të gjendjes së të plagosurve për t’i marrë edhe ata në pyetje.

Top Channel