Lushnjë, grabitet një pikë transferte parash. Arrestohet një i dyshuar

15/07/2015 00:00

Rreth 2 milionë lekë të vjetra janë grabitur në orët e mbrëmjes së të mërkurës në lagjen “Loni Dhamo”, pranë qendrës së qytetit të Lushnjës, në një pikë tranferte parash.

Nga të dhënat e para dyshohet se grabitja është kryer nga një person i vetëm i cili ka qenë i maskuar. Ai ka ushtruar presion ndaj punonjëses, duke arritur t’i marrë shumën e parave.

Nga informacionet e fundit, mësohet se Policia e Lushnjës e ka ndaluar personin e dyshuar, por autoritetet refuzojnë të bëjnë publike identitetin e tij.

Policia nuk ka konfirmuar nëse i dyshuari ka qenë i armatosur në momentin kur ka kryer vjedhjen.

I dyshuari është arrestuar falë kamerave të sigurisë të cila kanë qenë të vendosura në objektin ku është kryer vjedhja.

Top Channel