Votoi kundër, Lafazanis: Nëse do Tsipras, dorëhiqem

16/07/2015 00:00

Ministri grek i Energjisë, Panagiotis Lafazanis ishte në mesin e 38 deputetëve të Syrizas të cilët braktisën vijën qeveritare të Tsiprasit, duke votuar kundër, ose abstenuar, për paketën e masave.

Lafazanis është shprehur se do të japë dorëheqjen, nëse kjo gjë i kërkohet nga kryeministri Tsipras.

“Në qoftë se dorëheqja ime kërkohet, atëherë ajo do të jetë në tryezën e kryeministrit”, është shprehur Lafazanis para gazetarëve.

Ai ka thënë se mbështet Tsiprasin dhe Syrizan, por është kundër masave që janë propozuar nga Eurogrupi, si kusht për marrjen e ndihmave të reja.

“Ne jemi ligjvënësit e kësaj qeverie, ne e mbështesim atë përzemërsisht. Ne mbështesim Syrizan në qeveri dhe e përkrahim kryeministrin. Ne nuk mbështesim paketën e shpëtimit”, deklaroi Lafazanis, që ka shtuar se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje.

Top Channel