Vazhdojnë kërkimet për “El Chapon”

16/07/2015 00:00

Ministria e Brendshme e Meksikës ka njoftuar se ka shpërndarë mbi 100 mijë fotografi të lordit të drogës, Joaquin Guzman, i njohur ndryshe si “El Chapo”, në të gjithë Meksikën.

Në këtë deklaratë thuhet se mbi 10 mijë agjentë të policisë federale janë në gatishmëri të lartë në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet kanë ngritur edhe mbi 100 pika kontrolli në rrugët kryesore të këtij shteti.

Spitalet dhe hotelet janë duke u kontrolluar në vazhdimësi, ndërsa rreth 50 ekipe me qenë po kontrollojnë mjetet e ndryshme të transportit. Po ashtu, në aeroporte ka disa ekipe të cilat janë në gatishmëri dhe po bëjnë kontrolle edhe në disa avionë privatë.

Lordi i drogës, “El Chapo” është sërish njeriu më i kërkuar në Meksikë, pasi arriti që të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në këtë vend, përmes një tuneli 1.5 kilometra të gjatë.

Top Channel