Kinë, arrestohen për “video terroriste” 9 shtetas britanikë

16/07/2015 00:00

Një grup shtetasish të huaj, mes të cilëve 9 britanikë, janë arrestuar në Kinë nën dyshimin e shpërndarjes së “videove me përmbajtje terroriste”, kanë deklaruar autoritetet kineze.

Sipas raportimeve të BBC, që citon burime nga Ministria e Jashtme, 6 nga britanikët e arrestuar janë dëbuar nga autoritetet kineze, ndërsa tre të tjerët dhe dy britanikë nga Afrika e Jugut po mbahen në burgim.

Grupi prej 20 personash po zhvillonte një tur në Kinën e lashtë, kur papritur u ndaluan më 10 korrik në Ordos, në rajonin e brendshëm të Mongolisë.

Foreign Office ka kërkuar një sqarim nga qeveria e Pekinit mbi ndalimin e grupit. Zhang Xi, një zyrtar në lokalitetin Ordos që po merret me rastin e të huajve, ka deklaruar:

“Këta persona dyshohen se kanë parë dhe shpërndarë video me përmbajtje terroriste të dhunshme, ndaj dhe u arrestuan ditën e premte”.

Ndërkohë, të arrestuarit janë vizituar nga përfaqësues të konsullatës britanike në Kinë, e cila pretendon se grupi ishte në një tur të thjeshtë turistik.

Top Channel