Elbasan, pranga 27-vjeçarit; kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge

16/07/2015 00:00

Agjentët e antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga një 27-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh.

Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi për shtyp, në të cilin thuhet se arrestimi i shtetasit Erdiol Çela është bërë në bashkëpunim me agjentët e komisariatit të Cërrikut.

Sipas njoftimit, Çela ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Xhenovës, në Itali, për trafik drogash të rënda, kryesisht kokainë.

Arrestimi i tij u krye rreth orës 23:00 të ditës së djeshme, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

Top Channel