Caitlyn shpërthen në lot gjatë një fjalimi

16/07/2015 00:00

Caitlyn Jennner me lot në sy ka falenderuar familjen e saj, ditën e enjte, gjatë fjalimit të bërë për çmimin e marrë “Arthur Ashe Courage Award”.

65-vjeçarja është duartrokitur teksa është ngjitur në skenë, në daljen e saj të parë publike në një event çmimesh që nga transformimi i saj. Caitlyn është përlotur në fund të fjalimit ndërkohë që falenderoi familjen, nënën, motrën si dhe 9 fëmijët që ndodheshin në audiencë.

“Frika më e madhe në zbulimin e Caitlyn Jenner ishte se kurrë nuk kam dashur të lëndoj dikë, veçanërisht familjen dhe fëmijët e mi,” ka thënë Caitlyn rreth betejës për seksualitetin e saj.

“Jam shumë, shumë e lumtur që ju kam të gjithve pjesë të jetës sime. Faleminderit,” tha ajo ndërkohë që fshinte lotët në sy.

Top Channel