“Kalofshi një ditë të mirë, nga ushtari mirënjohës!”

16/07/2015 00:00

Një shishe birre do të ketë vendin e nderit në një lokal amerikan, në kujtim të një ushtari të vrarë në Irak, pasi e motra e bleu në kujtim të tij. Brian Avery, një kamarier në Buffalo Wild Wings në Washington, rrëfen në Facebook historinë prekëse me motrën e ushtarit.

Sipas Brian, ajo porositi dy shishe birrë dhe i kishte thënë se ajo duhej t’i porosiste njëra pas tjetrës. Ai shkruan në Facebook: “Ajo më tha se Corona ishte për vëllain e saj që vdiq në Irak dhe nuk do e pinte… Ajo qëndroi e ulur përballë një karrigeje bosh gjatë gjithë drekës”.

Bujarisht, kur Brian i dorëzoi faturën i tha se birra e të vëllait është e paguar nga lokali. E prekur nga ky gjest, ajo la një shënim në faturë ku thuhej: “Faleminderit! Një akti mirësie shkon shumë larg. Kjo do të thotë shumë për mua. Kalofshi një ditë të mirë! Ushtari mirënjohës!”.

Por ndoshta pjesa dhe më prekëse vjen pas kësaj. “Nuk ma bënte zemra të hidhja shishen, kështu që e vendosa në krye të frigoriferit, pranë flamurit amerikan. Kur i thashe pronarit tim ai mu përgjigj se ishte e mrekullueshme dhe më tha: “Shumë mirë, por më bëj një nder, vendosi limon të freskët çdo mëngjes!”

Top Channel