Kukës, arrestohet për rryshfet doganieri i Morinës

16/07/2015 00:00

Një doganier i pikës kufitare të Morinës është arrestuar nga krimi ekonommik për korrupsion. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Ardian Shehu, 44 vjeç nga Fieri, doganier në Morinë, ka lejuar të kalojë një automjet në mënyrë të paligjshme, kundrejt një rryshfeti.

Krahas Shehut është arrestuar edhe Festim Nozllaku, 25 vjeç nga Kashari, drejtuesi i makinës. Në mjet ishin ngarkuar dy pishina plastike pa dokumentacionin përkatës, të cilat Shehu i ka lejuar të kalojnë pa veprime doganore duke marr 1.000 lekë ryshfet.

Top Channel