Ne kërkojmë ujë për çdo funksion të trupit, që nga largimi i toksinave. Por sa ujë në ditë duhet të pimë për të ndihmuar organizimin tonë të funksionojë si duhet, dhe si mund ta kuptojmë kur jemi të dehidratuar?

Pse është e rëndësishme të pish ujë
Më shumë se 2/3 e trupit të njeriut përbëhet nga uji. Ne duam ujë për çdo funksion të trupit tonë. Por të dish se sa ujë duhet të pish është një tjetër sfidë, veçanërisht kur është vapë apo bëni ushtrime më shumë se zakonisht. Nëse pini pak ujë mund të vuani nga probleme serioze të shëndetit. Por edhe të pish shumë ujë gjithashtu ka rreziqe shëndetësore.

Sa ujë në ditë duhet të pijmë?
Në rrethana normale, sasia e ujit në trup kontrollohet nga etja dhe produkti urinar. Jeni të etur, pini ujë, shkoni në tualet, dhe cikli i ujit përsëritet sërish. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se femrat duhet të pijnë 1.6 litër ujë në ditë, ndërsa meshkujt 2 litra. Megjithatë gjithçka varet nga niveli i aktiviteteve, shëndeti fizik, pesha juaj dhe temperaturat e stinës.

Ekspertët rekomandojmë që të pini ujë nga pak dhe shpesh, sepse kjo është mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar.

Por edhe çfarë pini gjithashtu është shumë e rëndësishme. Alkooli mund të shuajë etjen, por është diuretik. Kjo do të thotë që urinoni më shpesh e për pasojë dehidratoheni. Kur njerëzit kalojnë dhembje koke, një nga arsyet kryesore është dhe dehidratimi. Dhimbja e zakonshme e kokës është një simptomë e kësaj. Një këshillë e mirë është të alternoni një pije alkoolike me një gotë ujë.

Top Channel