Për femrat, viktima të dhunës, shpesh është e vështirë të kuptosh një lidhje dashurie me një mashkull të dhunshëm dhe agresiv.

Tendenca e përgjithshme në fakt është ajo e nënvlerësimit të sinjaleve të para që duhet të na japin alarmin, qoftë një zënkë, një shpullë, një e shtyrë dhe të mos lartësojmë momentet pozitive, një dhuratë apo një moment pasioni.

Videoja spanjolle “Abre los ojos” (Hapi sytë) tregon sa shpesh truri jonë vendos në mënyrë të pavetëdijshme të gabojë. Vetëm në pjesën e dytë të videos me metrazh të shkurtër, në fakt, vëmë re detaje që na kishin shpëtuar në pjesën e parë, domethënë sjellja e dhunshme e djalit. “Abre los ojos” ka fituar konkursin kombëtar për barazi dhe kundër dhunës e organizuar në Spanjë nga Fundacion Mutua Madrilena.

Top Channel