Bisedimet me Serbinë, opozita kritika qeverisë: S’ka transparencë

16/07/2015 00:00

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me kritikat e deputetëve të opozitës ndaj qeverisë lidhur me bisedimet me Serbinë.

Ata kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ekipi negociator që të jenë më transparent ndaj qytetarëve lidhur me vendimet që po merren në Bruksel.

Kërkesa erdhi nga deputetja Valdete Bajrami. Ata kanë kërkuar gjithashtu që zyrtarët të jenë më transparentë edhe ndaj deputetëve dhe t’i përgjigjen kërkesave dhe pyetjeve të tyre në seancë plenare.

Top Channel