Tour De France 2015, në këndvështrimin e Lance Armstrong

16/07/2015 00:00

Lance Armstrong u kthye në Francë për të marrë pjesë në një garë ciklistike bamirësie. Interesi për praninë e tij ishte shumë i madh sidomos nga media që kërkoi një opinion të amerikanit në lidhje me këtë edicion të Turit të Francës.

Lance Armstrong deklaroi se po e ndjek me vëmendje këtë edicion të Turit të Francës që po kryesohet nga ciklisti i Team Sky, Chris Froome.

“Nuk është detyra ime që të jap opinione në lidhje me këtë Tour de France, po e ndjek këtë aktivitet ashtu sikurse çdo person tjetër. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që kam ndjekur Turin e Francës. Java e parë ishte shumë interesante me shumë dramë të shkaktuar nga rrëzimet apo dhe kushtet e motit. Chris Froome është treguar shumë inteligjent dhe i evitoi këto probleme. Është diçka shumë impresionuese të shohësh një çiklist që të udhëheqë Turin e Francës me 3 minuta diferencë me ndjekësin më të afërt”, ka thënë Armstrong.

Top Channel