Korrupsioni nga FIFA, seanca dëgjimore në senatin e SHBA

16/07/2015 00:00

Skandali i korrupsionit në FIFA mbërriti deri në Senatin amerikan ku u zhvillua një seancë dëgjimore. Gjatë diskutimeve u arrit deri aty sa krahasimi i organizmit më të lartë të futbollit botëror me Mafian është një fyerje për këtë të fundit.

“Të krahasosh FIFA me mafian është një fyerje për mafian. Korrupsioni në mafia nuk ka qenë kurrë kaq i hapur si në institucionin që drejton futbollin botëror. Jemi të habitur nga ajo që kemi mësuar gjatë javëv të fundit dhe kam frikë se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Janë shumë vite hetimi të cilat do të na zbulojnë deri në çfarë shkalle arriti korrupsioni. Mund të kemi supriza të tjera”,tha senatori demokrat Ricard Blumental.

Në Senatin Amerikan u kritikua edhe vetë Sep Blatter që e refuzoi kërkesën për t’u paraqitur dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të këtij organizmi. Mungoi në seancën dëgjimore edhe presidenti i Federatës Amerikane të Futbollit,Sunil Gulati, por në vendin e tij ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm, Dan Flynn.

“Kisha dyshimet e mia në lidhje me manovrat e FIFA, por nuk mund të flisja pasi nuk kisha prova të mjaftueshme për të vërtetuar parregullsitë”, deklaroi Flynn.

Ndërhyri në seancën e senatit amerikan edhe gazetari britanik Endrjku Xheninga i cili është marrë prej kohësh me çështjen e korrupsionit në FIFA. Xhenings theksoi se në 2011 ai kishte dorëzuar në Federatën Amerikane të Futbollit prova të pakundërshtueshme për korrupsionin në FIFA, por drejtuesit e saj nuk i kushtuan shumë rëndësi.

Top Channel