Aksidentohet duke hapur pusin, humb jetën 25-vjeçari

16/07/2015 00:00

Një 25-vjeçar ka humbur jetën rreth orës 13.00 të së enjtes. Burime paraprake bëjnë të ditur se Ardian Sinani ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Samurrë, ku Sinani bashkë me Isa Bardhi, 50 vjeç ishin duke ndërtuar një pus, ku dhe janë asfiksuar. Ata janë dërguar menjëherë drejt spitalit, ku Sinani nuk mundi të jetojë.

Nga veprimet e para të policisë ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.

Top Channel