Formula 1 në Gjermani, Wolff: Do të kthehet në vitin 2016

16/07/2015 00:00

Çmimi i madh i Gjermanisë do të kthehet në kalendarin e Botërorit të Formula 1 në vitin 2016. Është i sigurt për këtë, drejtuesi i skuadrës Mercedes, Toto Volf i cili e ka shprehur këtë bindje në një intervistë për Independent.

Gara e Gjermanisë është hequr nga Botërori i këtij viti për shkak të problemeve financiare të pistës së Nyrburgringut që alternohet me Hokenjamin, ndërkohë që është përfshirë në kalendarin provizor të publikuar nga FIA për vitin e ardhshëm.

‘Botërori i Formula 1 do të ketë garë në Gjermani vitin tjetërpër këtë vit as Ekleston, as ne të Mercedes dhe as drejtuesit e pistës së Hokenhajmit nuk mundëm të gjenin burimet e mjaftueshme financiarë për të ndihmuar Nyrburgringun. Për Gjermaninë është një goditje e fortë që e humbi një garë të Formula 1 dhe ne na vjen keq që nuk mund të garojmë përballë tifozëve tanë. Por sezonin e ardhshëm do të jemi të pranishëm”, tha Wolff.

Në 2014, të pranishëm në tribunën e Hokenhajmit ishin të pranishëm vetëm 52 mijë tifozë, pavarësisht faktit se në atë moment ishte Niko Rosberg ai që kryesonte Botërorin e Formula 1.

“Ndoshta në gjermani janë mësuar shumë keq, kanë pasur Shumaker, më pas Vettel, Kombëtarja fitoi botërorin. Mendoj se një vit pushim do t’u bëjë mirë të gjithëve që të kthehen me këmbë në tokë”, vijon Wolff.

Top Channel