Shkodër, asgjësohen 800 bimë kanabis, dy në kërkim

16/07/2015 00:00

Në vijim të operacioneve kundër kultivimit të bimëve narkotike, policia e Shkodrës ka asgjësuar rreth 800 rrënjë në fshatrat e Pukës dhe Malësisë së Madhe.

Policia thotë se një pjesë e bimëve narkotike janë asgjësuar në 4 parcela në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ndërsa pjesa tjetër në fshatin Arst të Komunës së Fierzës dhe në zonat përreth Pukës.

Bimët janë asgjësuar përmes djegies, ndërkohë që janë identifikuar dy persona si kultivues. Ata janë shtetasit me inicialet M.N., banues në Tiranë dhe Z.S., banues në Pukë.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe vënien përballë ligjit të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel