ISIS zgjeron hartën e sulmeve, tashmë edhe në det

16/07/2015 00:00

ISIS ka zgjeruar aktivitetin e tij terrorist edhe në det. Një sulm i mbështetësve të ekstremistëve në detin Mesdhe ka shkatërruar plotësisht një patrullë të marinës egjiptiane 2 milje larg brigjeve të Gadishullit Sinai, pranë Rripit të Gazas.

Lajmi u konfirmua edhe nga ushtria egjiptiane, e cila thotë se një patrullë e marinës detare ka shkëmbyer zjarr me një anije tjetër, të dyshuar si mbështetës të ISIS-it në Egjipt. Ekstremistët kanë qëlluar me raketë ndaj anijes së marinës, për pasojë ajo ka shërthyer dhe është zhytur.

Ushtria egjiptiane thotë se nuk sulmi nuk ka asnjë viktimë nga radhët e marinarëve, të cilët kanë mundur të dalin në breg.

Ky ishte sulmi i parë detar i ISIS-it, që javët e fundit është treguar mjaft agresiv në Egjipt. Vetëm disa ditë më parë, nga një sulm i mirëorganizuar në Kajro, u ekzekutua Prokurori i Përgjithshëm, personi që çoi pas hekurave dhjetra mbështetës të vijës radikale në vend.

Top Channel