Rikonstruksioni i “Loro Boriçit”, vazhdojnë punimet me ritme të larta

16/07/2015 00:00

Duhen rreth 2 muaj e gjysmë nga sfida Shqipëri- Serbi, që është parashikuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe punimet për rikonstruksionin  e  këtij impianti janë duke vazhduar me ritme të larta.

Ndonëse mediat vizive nuk lejohen të futen brenda dhe nuk jepet asnjë informacion nga drejtuesit e punimeve, nga jashtë shihet se po punohet me intensitet në tribunën kryesore, në fushë dhe në ndërtimin e pjesë së re.

Për të përfunduar punimet në kohë, mësohet se është duke u punuar dhe gjatë natës në hedhjen e  betonit.

Stadiumi “Loro Boriçi është parashikuar të ketë  17 mijë vende dhe është modeluar si stadiumi më modern në vend me një investim qe shkon rreth 15 milionë euro.

Top Channel