Presidenti Nishani uron Bajramin e Madh

16/07/2015 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh.

“Fiter Bajrami apo siç e kemi zakon ne shqiptarët ta quajmë, Bajrami i Madh, troket në dyert dhe vatrat tona familjare menjëherë pas Muajit të madhërishëm të Ramazanit, periudhës së shenjtë gjatë së cilës myslimanët e devotshëm anembanë botës kanë agjëruar duke sakrifikuar dhe duke u përpjekur të ripërtërijnë vlerat më të mira shpirtërore dhe njerëzore.

Sot kemi rastin fatlum e të hareshëm për të festuar ditën kur myslimanët i gëzohen dhe shijojnë mundësisë që ta kalojnë atë së bashku me familjarët dhe njerëzit e tyre të dashur, por jo vetëm me ta.

As muajit të agjërimit e të sakrificës suaj, të paqtimit e dashurisë pa interes për njëri- tjetrin si dhe duke pasur parasysh njërin prej virtyteve më të vyera të popullit shqiptar: bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, dëshiroj me gjithë zemër duke ju uruar edhe njëherë ju, besimtarëve myslimanë si dhe të gjithë shqiptarëve, sa më shumë urtësi, harmoni, shëndet, mbarësi dhe mirësi!”, thotë në urimin e tij Presidenti Nishani.

Top Channel