Merkel përlot vajzën pakistaneze

16/07/2015 00:00

Rrallë ndodh që kancelarja gjermane Angela Merkel të merret drejtpërdrejt me problemet e njerëzve , por takimi emocionues mes saj dhe një vajze refugjate nga Palestina, po bën xhiron e botës.

Kancelarja së bashku me një grup gjimnazistesh nga qyteti i Rockstock ishin ftuar në një emision televiziv gjerman.

Vajza: Si çdokush tjetër edhe unë kam qëllime në jetë, si për shembull  dua të shkoj në universitet, ky është një qëllim të cilin unë dua ta arrij!

Merkel : Unë e kuptoj se çfarë do të thuash, megjithatë politika është e vështirë ndonjëherë. Janë mijëra e mijëra të tjerë që presin nëpër kampe refugjatësh, dhe nëse ne themi: po, ju të gjithë mund të vini këtu tek ne, do të jetë një situatë e papërballueshme.

Por mesa duket kjo përgjigje e Merkel e bëri  vajzën që të shpërthente në lot, e cila së bashku me familjen e saj priste prej muajsh një letërqëndrimi për në Gjermani.

Ndërkohë, moderatori  i emisionit ndërhyn, duke i thënë kancelares, se ky diskutim nuk bëhej për të parë nëse gjimnazistët do dilnin mirë ose jo, por i shpjegon se kjo është një situatë e vështirë për vajzën.

“Unë e di që kjo është një situatë e vështirë për vajzën, por unë thjesht doja t’i dhuroja asaj një përqafim. Ne nuk duam të vëmë një situatë të vështirë , sepse e dimë që e tillë është për ty. Megjithatë t’i u tregove të tjerëve se si njeriu mund ta përballojë një moment të tillë kaq delikat”, tha Merkel.

Numri i azilkërkuesve që nisen drejt Gjermanisë rritet nga muaji në muaj dhe deri tani shifrat arrijnë deri në 450 mijë refugjatë. Ministria e Brendshme në këtë vend, nëpërmjet një deklarate, tregon se vetëm javën e fundit në Bavari kanë zbarkuar nga Ballkani 5 mijë emigrantë të paligjshëm, të cilët kanë ardhur nëpërmjet kontrabandistëve që i kanë lënë mes 4 rrugëve.

Megjithatë në Gjermani çdo hapësirë nga kazermat ushtareve, objektet shkollore, kontejnerët e anijeve apo sallat sportive po përdoren për të akomoduar azilkërkuesit e pastrehë.

Top Channel