“Big Brother” me pushime…

16/07/2015 00:00

Ditët e nxehta të verës që i gjejnë pranë plazhit dhe nëpër vizita turistike ish-banorët e “Big Brother 8”.

Finalistët e këtij edicioni po e shijojnë në maksimum famën që fituan gjatë qëndrimit në shtëpinë e vëllait të madh.

Fituesi i këtij edicioni, Veseli e ndan kohën mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku vjen vazhdimisht për të qëndruar pranë dashurisë së tij, Teas.

Finalistja tjetër, Alba përkohësisht është zhvendosur pranë Diedonit në Prishtinë dhe  klinikën e tij stomatologjike e kanë shndërruar në studio fotografike ku presin fansat e shumtë.

Një ndër çiftet më të diskutuar të këtij viti, Fatjoni dhe Xhensila, treguan për “Pasdite në Top Channel” se po kalojnë kohë mjaft të bukura pranë njëri-tjetrit. Xhensila thotë se jeta e saj ka ndryshuar plotësisht pas daljes nga “Big Brother”.

Këto kohë kanë vizituar shumë qytete në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Në planet e saj është edhe pjesëmarrja në “Miss Exclusive of the World”, si përfaqësuese e Shqipërie dhe do qëndrojë gati një muaj në Turqi. Bashkë me Fatjonin janë duke menduar për ndonjë aventurë pushimesh larg Shqipërisë.

Fatjoni tregon se do të udhëtojë drejt Turqisë, ndoshta për të qëndruar pranë Xhensilës, e në muajin gusht ka planifikuar një tur në Spanjë, ku do qëndrojë në Barcelonë.

Me vizita nëpër Shqipëri është duke kaluar kohën edhe Fabiani. Qëndrimi në Itali thotë se e ka penguar të njohë shume vende të bukura të vendit tonë, të cilat po gjen kohë për t’i njohur. Pushimet do t’i zgjasin deri në muajin shtator dhe ende nuk e ka vendosur nëse do të kthehet në Itali apo do qëndrojë në Shqipëri.

Edhe Eleonora po shijon këto ditë vere, megjithëse nuk ka zgjedhur të postojë foto nga plazhet që mund të ketë vizituar, në pamjen e jashtë asgjë s’ka ndryshuar, vazhdon të jetë po e njëjta vajzë e “Big Brother”.

Top Channel