Haxhinasto inspekton punimet në aksin rrugor Lin-Pogradec

16/07/2015 00:00

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka inspektuar punimet në aksin rrugor Lin-Pogradec.

Segmenti i cili prej vitesh është kthyer në një ndër më problematikë sa i takon gjendjes së keqe me gropa, pluhur e baltë tashmë, ka hapur dritën jeshile për qarkullimin normal të mjeteve.

Në ditët kur edhe numri i turistëve, të cilët i drejtohen Pogradecit rritet ndjeshëm, përfundimi i fazës së parë të punimeve është vlerësuar nga ministri.

Haxhinasto theksoi se projekti ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm sepse janë shtuar disa elemente në kuadër të dekorimit të trotuareve dhe anësoreve të rrugës, pasi është një zonë turistike.

Ky projekt do të vijojë edhe në fazën e dytë me gjelbërimin e ndriçimin dhe do të kemi standardin më të lartë të një rruge të kësaj natyre në vend.

Top Channel