Masakra e “Batman”, Holmes shpallet fajtor

17/07/2015 00:00

Njeriu që vrau 12 veta dhe plagosi 70 të tjerë kur hapi zjarr mbi turmën në një kinema në Kolorado në vitin 2012, është shpallur fajtor.

James Holmes, 27 vjeç, është gjetur fajtor në shumë akuza për vrasje dhe tentim vrasje për të shtënat në premierën e filmit “Batman” në afërsi të Denver.

Avokatët mbrojtës të amerikanit, kërkuan që ai të shpallet i pafajshëm pasi ka probleme mendore. Mirëpo, juria e përbërë nga nëntë gra dhe tre burra hodhi poshtë faktin se autori i ngjarjes është i çmendur.

Prokurorët tani pritet të kërkojnë dënim me vdekje për 27-vjeçarin.

Gjykimi i Holmes zgjati 49 ditë, ndërsa dëshmuan mbi 250 dëshmitarë. Mbi të u ngarkuan 164 akuza për vrasje, tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje për ngjarjen që ndodhi në kinemanë e Auroras ku ishin të pranishëm 400 veta.

Top Channel