Vlorë, asgjesohen 540 bimë narkotike në fshatin Velçë

17/07/2015 00:00

Policia e qarkut Vlorë ka asgjesuar në orët e fundit rreth 540 bimë narkotike të tipit kanabis sativa, në fshatin Velçë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, bimët narkotike u gjetën në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar.

Lartësia e bimëve varionte nga 30 në 130 cm, saktësojnë më tej burimet, të cilat shtojnë se po punohet për identifikimin e kultivuesve.

Top Channel