Avionë ushtarakë britanikë, bombardime kundër ISIS në Siri

17/07/2015 00:00

Avionë të forcave ajrore britanike kanë kryer sulme në Siri kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Sipas raportimeve të BBC, kjo ka ndodhur pavarësisht votimit të parlamentit britanik në vitin 2013 kundër aksioneve ushtarake në Siri.

Një personel prej 20 vetësh, përfshirë tre pilotë, janë bashkuar me forcat amerikane, kanadeze dhe ato franceze.

Mësohet se sekretari britanik i Mbrojtjes u ka bërë thirrje së fundmi anëtarëve të Parlamentit që të mbështesin përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në Siri.

Ministri Michael Fallon ka deklaruar se, aprovimi nga ligjvënësit do të duhet përpara se të ndërmerren veprime ushtarake të reja. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se pilotët kanë vepruar si operatorë të huaj.

Në përgjigje të kërkesës së Lirisë së Informacionit e miratuar nga grupi i të drejtave të njeriut Reprieve, Ministria e Mbrojtjes në Londër konfirmoi se një personel i caktuar ushtarak është përfshirë në aksionet kundër ISIS në hapësirën ajrore siriane.

Vitin e kaluar Parlamenti britanik aprovoi bombardimet e vendndodhjeve të militantëve në Irak, por në atë kohë ligjvënësve nuk iu kërkua të votonin edhe për sulme në kufijtë e Sirisë.

Top Channel