“Falsifikatori”, pranga 52-vjeçarit në Fier

17/07/2015 00:00

Agjentë të antikrimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Fierit kanë finalizuar në orët e fundit operacionin e koduar “Falsifikatori”, duke arrestuar një 52-vjeçar për falsifikim dokumentesh.

Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka përfunduar shtetasi Agron Çipllaka, në banesën e të cilit u gjetën dhe u sekuestruan dokumente të ndryshme të falsifikuara si:

liçencë taksish, siguracione automjetesh, raporte mjekësore, karta të Kryqit të Kuq, si dhe karta identiteti italiane, greke dhe rumune.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe një njësi kompjuteri, një skaner, një printer me ngjyra dhe fletë që shërbenin për falsifikimin e dokumentave.

Top Channel