Fitër Bajrami, fëmijët mbledhin ndihma për 30-vjeçarin e paralizuar

17/07/2015 00:00

Përfundimi i muajit të madhërishëm të Ramazanit, çdo besimtar mysliman e detyron që të tregojë edhe shpirtin e mëshirës dhe mirëbërjes.

Besimtarët e vegjël të xhamisë së Babunjës, në Lushnje, kanë mbledhur gjatë këtij muaji një sasi të hollash dhe ushqime për të ndihmuar një familje në nevojë.

Familja Rroko ka një pjesëtar të saj, Leonardin 30 vjeç, që vuan prej kohësh nga një sëmundje në shtyllën kurrizore.

Në këtë ditë të shënuar të Fitër Bajramit, edhe kjo familje do të festojë si gjithë të tjerat.

Top Channel