Cara Delevingne i jep fund spekulimeve për seksualitetin e saj

17/07/2015 00:00

Cara Delevingne ka hedhur poshtë zërat mbi biseksualitetin e saj. 22-vjeçarja u përfol vitin e kaluar se ishte në një lidhje me Michelle Rodriguez, dhe këtë vit ka folur hapur mbi lidhjen me të dashurën e saj Annie Clark, gjatë një interviste për Vogue.

Por revista u përballë me reagime të forta lidhur me deklarimin se biseksualiteti i saj është një fazë dhe jep këshilla se ajo “duhet të mësojë t’i besojë një mashkulli”. Një peticion është firmosur nga mbi 20 mijë persona të mbështetur nga komuniteti LGBT, ku i kërkojnë Vogue të kërkojë falje. Një prej firmëtarëve ka thënë për The Independent se përcaktimi i seksualiteti si një fazë “është shumë e dëmshme”.

Megjithatë Delevingne ka thënë për The New York Times se “nuk ka asgjë të keqe” në profilin e saj, por se është e bindur për një gjë: “Seksualiteti im nuk është një fazë. Unë jam kjo që jam”.

Top Channel