Kosovë, Kisha Katolike uron Bajramin

17/07/2015 00:00

Pasi priti liderët shtetërorë dhe ata opozitarë, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka pritur edhe një delegacion të Kishës Katolike.

Famullitari i përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji ka vizituar selinë e Bashkësi Islame të Kosovës për të uruar festën e Fitër Bajramit.

“Në emër të Ipeshkvisë së Kosovës uroj të gjithë vëllezërit tanë myslimanë për festën e Fitër Bajramit, me porosinë që dialogu ndërfetarë të na përcjellë gjithmonë mire, siç ka bërë deri tani”, tha Don Lush Gjergji.

Top Channel