Kualifikimi i mundshëm në Europa League, Kukësi gjen Legian ose Botosanin

17/07/2015 00:00

Pavarësisht humbjes 0-1 në “Qemal Stafa” ndaj malazezëve të Mladost Podgorica, Kukësi shpreson ende në një kualifikim për në turin e tretë të Europa League. Mesditën e së premtes është hedhur edhe shorti për turin e ardhshëm të këtij kompeticioni.

Në rast kualifikimi, kuksianët do të ndeshen me fituesen e çiftit Legia e Varshavës- Fc Botosani.

Ndeshja e parë në Varshavë përfundoi me rezultatin 1-0 dhe polakët janë dukshëm të favorizuar për të kaluar më tej.

Të dyja janë ekipe shumë të forta, pasi si Legia ashtu dhe Botosani kanë buxhet më të lartë se nënkampionët e Shqipërisë, por polakët janë gjithsesi një kundërshtar më i frikshëm.

Top Channel