Jahjaga u nderua me titullin “Doktor Nderi” nga Universiteti i Leiçesterit

17/07/2015 00:00

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga u nderua me titullin “Doktor Nderi i Shkencave Juridike” në Universitetin e Leiçesterit në Britaninë e Madhe.

Në një ceremoni të veçantë, në një fjalim mbajtur me këtë rast, presidentja Jahjaga ndër të tjera theksoi:

“Ne e kemi ndërruar Kosovën nga një vend i shkatërruar nga lufta në një demokraci dinamike. Dhe Kosova sot është më shumë se një episod i historisë sonë të përbashkët njerëzore. Është një histori e suksesit tonë të përbashkët. Jam shumë e prekur nga ky nderim dhe këtë ia dedikoj vendit dhe popullit tim, të cilët përherë më mahnisin me forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre. Vij këtu nga një takim i rëndësishëm për vendin tim. U nderova me një pritje të jashtëzakonshme në Pallatin Mbretëror nga ana e Lartmadhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, të cilës i shfaqa falënderimin e vendit tim për rolin, të cilin Mbretëria e Bashkuar ka luajtur në vendosjen e paqes në Kosovë. Unë dhe populli i Kosovës e ruajmë dhe e vlerësojmë me zell këtë miqësi”, tha presidentja e Kosovës, Jahjaga.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel