50 Cent…ose më mirë 0 cent

17/07/2015 00:00

Listës së aktorëve dhe këngëtarëve, të cilët pasi kapin majat duke grumbulluar miliona dollarë pasuri, e që më pas përfundojnë tatpjetë pa asnjë kacidhe në xhep, i është shtuar edhe 50 Cent.

Këngëtari, që ka testuar veten pa shumë sukses në kinema, deklaroi se i ka borxh gjyshit të tij rreth 2 mijë euro. Kjo shumë është e papërfillshme në krahasim me borxhin prej 28 milionë dollarësh, që 40-vjeçari u detyrohet autoriteteve apo palëve të tjera.

Nga kjo shumë, 5 milionë dollarë janë pjesë e vendimit të një gjykate në Shtetet e Bashkuara, që e detyron 50 Cent-in t’ja paguajë një femre, të cilës i publikoi pa leje online një video seksuale me të dashurin e saj.

Megjithatë, këto shuma nuk e kanë penguar këngëtarin që të zbresë në Londër nga një fluturim i klasit të parë dhe krejtësisht i qetë.

Top Channel