Fier, makina përplas për vdekje një 40-vjeçar

17/07/2015 00:00

Një 40-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet në aksin rrugor që lidh Fierin me qytetin e Vlorës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Lokali Portokallja” pranë Levanit.

Një automjet tip Benz me targa AA 008 KY, i drejtuar nga shtetasi me inicialet M.N., 55 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur shtetasin me inicialet P.Sh., banues në Levan.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të saj.

Top Channel