Putin, program për modernizimin e ushtrisë

17/07/2015 00:00

Pavarësisht vuajtjes nga sanksionet ekonomike dhe rënia e çmimit të naftës, Vladimir Putin po harton një program që kap shifrën e 351 milionë dollarëve, për të modernizuar ushtrinë ruse deri në vitin 2020.

Por sektori rus i mbrojtjes është ende në tentativë për të arritur objektivat e tij. Sipas zëvendësministrit të mbrojtjes, arsyet të cilat kanë sjellë dështimin e mbrojtjes shtetërore, janë kufizimet në furnizimin e materialeve ushtarake për shkak të sanksioneve.

Ndërsa, shefi i Kremlinit ka paralajmëruar se ndryshimet në radhët e ushtrisë dhe mbrojtjes ruse do të jenë në aspektet teknologjike, organizative, si edhe në personel.

Top Channel