Nigeri, mbi 60 viktima nga sulmet kamikaze

17/07/2015 00:00

Kremtimi i festës myslimane të Fitër Bajramit, u shoqërua me viktima në Damaturu të Nigerisë, ku disa sulme të një pas njëshme kamikaze morën dhjetëra jetë njerëzish.

Autoritetet flasin për 60 viktima, por ky bilanc mund të ndryshojë, pasi ka edhe shumë të plagosur në gjendje të rëndë.

Kamikazët kishin vendosur të hidheshin në erë në vende kyçe, në të cilat besimtarët ishin grumbulluar për t’u lutur.

Burimet nga vendngjarja tregojnë se personat, të cilët u vetëflijuan, ishin vajza nën moshën 18 vjeç, megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar, pasi ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Nigeria vuan kërcënimet terroriste nga Boko Haram, së bashku edhe atë të kërcënimeve nga fraksionet e tjera militante, të cilat së bashku kanë marrë më shumë se 15.000 jetë njerëzish në Nigeri.

Top Channel