Ata që postojnë “besimin” në rrjetet sociale…

17/07/2015 00:00

Prej kohësh rrjetet sociale dhe teknologjia janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së individit. Kjo vihet re në shfaqjen e bujshme të aktiviteteve dhe preferencave të shumta personale në faqet e internetit.

“Facebook”, “Twitter”, “Instagram”, “My space”, jo vetëm që janë bërë urë lidhëse virtuale e njerëzve anembanë botës, por edhe pasqyrim informativ i veprimtarisë së kësaj kategorie miqsh. Janë jo të pakta rastet ku përmes postimeve në internet, përdoruesit e tij tregojnë vendndodhjen dhe atë çfarë ato po bëjnë për momentin, duke thyer kështu çdo barrierë të privatësisë.

Prirjes për t’u shfaqur përmes rrjeteve sociale nuk mund t’i shmangen dhe besimtarët myslimanë. Shpeshherë përmes qëndrimit që mbajnë në fotot e postuara në rrjetet sociale, ata dëshmojnë besimin kundrejt Zotit. Fotografi të tilla shkrepen gjatë lutjes qoftë në xhami, fushë futbolli, apo në ndonjë ambient shtëpie. Gjithashtu ka edhe foto në të cilat tregohet se Zoti është një dhe janë falenderues ndaj tij.

Ndërkohë që reagimet përmes komenteve janë nga më të ndryshmet dhe shpesh herë mbartin nuanca të forta ironie.

“I shkreti për mend… Feja në jetën e një njeriu mendërisht të shëndoshë është bindje personale. Është ndjenjë me të cilën nuk bëhen pozime propagandistike si në rastin e këtij sportisti”, – shkruan një komentues në fotografinë e postuar nga Mërgim Mavraj në faqen zyrtare të tij.

“Mërgim Mavraj, bëni ç’të doni me jetën tuaj të përditshme, por mos manifestoni islamin duke luajtur për Kombëtaren e Republikës së Shqipërisë”, – është një tjetër koment në fotografinë e tij.

Gjithashtu komente të kësaj natyre nuk mungojnë dhe në fotografitë e postuara nga futbollistit Xherdan Shaqiri, i cili përmes një fotografie ju uron miqve Gëzuar Bajramin. “Nuk është Kurban Bajrami, por Fitër Bajrami dhe unë që jam i krishterë e di”.

Top Channel