Aktiviteti fizik nëpër qytete

17/07/2015 00:00

Qytetet në të cilat banorët janë fizikisht aktivë, kanë një avantazh të madh, me produktivitet më të lartë ekonomik, vlerë më të madhe të titujve të pronësisë, një performance shumë herë më të mirë në shkollë si edhe një popullsi të shëndetshme.

Sipas një raporti nga Universiteti i Kalifornisë, në një botë gjithnjë e më të globalizuar, konkurruese  dhe të lëvizshme, qytetet duhet të nisin promovimin e ecjes në këmbë, çiklizmit dhe transportin publik, si duhet të rrisin sasinë e hapësirës së gjelbër, si edhe uljen e përdorimit të makinave.

Hulumtimi ka shqyrtuar më shumë se 500 studime ekzistuese nga 17 vende të botës për të krijuar një tablo më të qartë ose rritjen e aktivitetit fizik në një qytet.

Ndërkohë, një studim i Universitetit të Kembrixhit mbi ndikimin shëndetësor te personat që e kalojnë pjesën më të madhe të ulur, tregon se pothuajse 700 mijë njerëz mund të vdesin në vit në Europë për shkak të mungesës së ushtrimit fizik.

Top Channel