Dy trena përplasen në Johanesburg, 300 të lënduar

18/07/2015 00:00

Rreth 300 persona janë lënduar nga një përplasje mes dy trenave në afërsi të qytetit më të madh të Afrikës së Jugut, Johanesburg.

Përplasja ndodhi në orën 18:30 me kohën lokale në stacionin Booysens, në jug të Johanseburgut.

Ende nuk dihen arsyet e këtij aksidenti, por raportet e para flasin për një tren në lëvizje që ka goditur një tjetër që ka tashmë ka qenë në stacion.

Ekipet e emergjencave i kanë thënë “Associated Press” se ende janë në kërkim të personave të tjerë, pasi dyshohet se gjenden të bllokuar në disa prej vagonëve.

Në mesin e të lënduarve ka shumë fëmijë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për ndonjë të vdekur.

Top Channel