Zbulohen emrat e 4 marinsave të vrarë. FBI: Sulmuesi kishte tre armë

18/07/2015 00:00

Publikohen emrat e katër marinsave të vrarë nga një i armatosur të enjten në Tenesi.

Thomas Sullivan, David Wyatt, Carson Holmquist dhe Squire Wells janë viktimat e 24-vjeçarit Mohammad Abdulazeez.

Sullivan kishte qenë dy herë në shërbim në luftën e Irakut, ndërsa ishte dekoruar edhe me medaljen “Purple Hearts”. Ndërkohë, Wyatt kishte qenë në të dy luftërat, atë të Irakut dhe Afganistanit, ndërsa Holmquist kishte shërbyer në Afganistan.

Ndërsa, 20-vjeçari Wells i ishte bashkuar Marinës së SHBA-ve vitin e kaluar, ndërsa nuk kishte kryer asnjë shërbim jashtë shtetit.

Ndërkohë, FBI ka njoftuar se personi që kreu sulmin është vrarë nga policët gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa Abdulazeez kishte dy armë të gjata, një AK-47 dhe një shotganë, si dhe një pistoletë 9mm.

Top Channel