Arratisja e “El Chapos”, arrestohen 7 punonjës të burgut

18/07/2015 00:00

Shtatë punonjës të burgut të sigurisë së lartë të Meksikës, prej të cilit u arratis lideri i drogës, “El Chapo”, janë arrestuar pasi dyshohen se e kanë ndihmuar atë që të largohet.

Derisa hetimet të përfundojnë, të shtatë punonjësit do të mbahen në qelitë e Guanajuatos.

Ministri i Brendshëm i Meksikës, Osorio Chong deklaroi se rojeve iu deshën 18 minuta për të shkuar në qelinë e “El Chapos” nga momenti kur ai iu humbi nga sytë.

Hetuesit janë duke punuar për të vërtetuar nëse kjo kohë ka qenë e mjaftueshme për Guzmanin që të largohet burgu. “El Chapo” mbikëqyrej përmes kamerave 24 orë në ditë.

Gjithashtu, është njoftuar se edhe 15 punonjës të tjerë janë duke u hetuar, ndërsa pritet që të ketë edhe arrestime të tjera.

Top Channel