Jennifer Garner me unazë martese false

18/07/2015 00:00

Jennifer Garner po luan sërish rolin e gruas së lumtur, por tashmë ka për të treguar gjithçka. Aktorja 43-vjeçare dukej e dëshpëruar teksa në dorë nuk kishte më unazën e martesës, por një unazë me diamantë, të cilën e kishte vendosur për rolin në filmin “Miracles From Heaven” në Atalanta.

Ylli i kinemasë duket e dëshpëruar në foto, por shfaqet e veshur sportive, me xhinse dhe një varëse floriri në qafë, pjesë e rolit të saj si një nënë nga Teksasi.

Në film Garner luan rolin e një nëne dhe bashkëshorte të dashur, vajza e së cilës i thotë se “ka takuar” Jezusin kur kaloi një eksperiencë pranë vdekjes.

Top Channel