45 minuta rrugë dhe materniteti ishte ende larg. Fëmija nuk priti më, ndaj e ëma vendos ta lindë atë në makinë.

Kjo është historia e një çifti amerikan në Hjuston, e treguar përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale.

Gruaja është e ulur në sediljen e pasagjerit, ndërsa bashkëshorti i saj drejton automjetin. Ajo kupton se po lindte, ndaj heq rripin e sigurimit dhe vendos të kryejë vetë maminë.

Gjithçka shkoi mirë dhe në fund lindi një djalë 4.5 kilogram. Ky ishte fëmija i tretë për çiftin, që kanë edhe dy vajza.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel