Aksion antikanabis në Tropojë, asgjesohen 470 rrënjë

18/07/2015 00:00

Policia e Shtetit vijon aksionet antikanabis në shkallë vendi. Këtë të shtunë uniformat blu kanë asgjesuar rreth 470 bimë kanabis në Tropojë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, për kultivimin e bimëve narkotike janë arrestuar tre persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar janë shtetasit Lum Terzhnjeva, Pëllumb Hoxha dhe Ylli Hajdinaj, saktësojnë burimet.

Ato shtojnë se gjatë operacionit janë sekuestruar një armë e tipit Kallashnikov dhe disa municione.

Top Channel