SHBA, vdes marinari i plagosur në atentatin në Tenesi

18/07/2015 00:00

Një marinar amerikan ka ndërruar jetë këtë të shtunë si pasojë e plagëve të marra në atentatin në bazën e marinës në Tenesi, dy ditë më parë.

Ka qenë vetë Marina Amerikane që ka njoftuar ndarjen nga jeta të specialistit të logjistikës Randall Smith, i cili e çon në 5 numrin e personave të vrarë nga Mohammad Youssuf Abdulazeez.

Katër viktimat e tjera, të cilët humbën jetën në vendin e ngjarjes, ishin marinsa. Ndërsa vetë Abdulazeez u vra në një shkëmbim zjarri me policinë.

FBI deklaroi një ditë pas ngjarjes se motivet e saj janë të paqarta dhe se për momentin nuk ka pasur prova të autori të ketë pasur mbështetjen e një organizate terroriste ndërkombëtare.

Atentatori fillimisht hapi zjarr në një qendër rekrutimi në lokalitetin Çatanuga, më pas udhëtoi rreth 10 kilometra për për tek qendra e përdorur nga marinarët dhe marinsat, ku ai qëlloi dhe vrau katër prej tyre dhe plagosi një të pestë.

Autoritetet e marinës nuk e publikuan emrin e marinarit të ndjerë, por anëtarë të familjes së tij konfirmuan se bëhej fjalë për Randall Smith.

Një e afërme e të ndjerit tha për gazetën ushtarake amerikane “Yje dhe Vija” se, Smith ishte i martuar dhe ishte baba i tre vajzave të vogla.

Top Channel