Zjarri në nënstacion lë pa ujë vijën bregdetare të Durrësit dhe rrethinat

18/07/2015 00:00

Zjarri që ra ditën e shtunë në nënstacionin elektrik të Fushë Krujës ka lënë pa energji elektrike jo vetëm zonën energjitike në varësi të këtij nënstacioni, por ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në vijën bregdetare të Durrësit dhe rrethinat.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve njofton se, për shkak të avarisë së rëndë që ndodhi në stacionin elektrik të Fushë Krujës, qyteti i Shijakut si dhe zonat e Maminasit, Gjepales, Koxhasit e Xhafzotajt do të kenë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Autoritetet kanë deklaruar se paraprakisht dyshohet që zjarri në nënstacionin elektrik të Fushë Krujës të ketë rënë si rezultat i mbingarkesës elektrike në rrjet.

Top Channel