Kosovarët nisen drejt bregdetit; pas muajit të Ramazanit vijnë pushimet

18/07/2015 00:00

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festimeve të Fitër Bajramit, shtetasit kosovarë i janë drejtuar Shqipërisë për të nisur pushimet.

Për ta, Durrësi, Velipoja, Shëngjini, por edhe Vlora, Saranda e Ksamili mbeten ndër destiancionet më të preferuara për të kaluar pushimet verore.

Bregdeti shqiptar u frekuentua së tepërmi nga pushuesit kosovarë edhe vitin e kaluar, kur më shumë se një milion persona hynë në Shqipëri nga Kosova për t’iu drejtuar plazheve.

Top Channel